Në kuadër të aktiviteteve të shumta që ofrom “PSIKODIAGNOSTIKA”, është mbajtur punëtoria një ditore me stafin e Bankës NLB me temën “MENAXHIMI I STRESIT AKUT TRAUMATIK”. Qëllimi i punëtorisë ka qenë ofrimi i njohurive themelore për stresin akut traumatik si dhe menaxhimi në situata të përditshme e që mund të vijn si nga faktorët të jashtëm ashtu edhe të mbrendshëm.
Kabineti për Psikologji dhe Psikoterapi “PSIKODIAGNOSTIKA”ka një marrëveshje me Bankën për trajtime dhe trajnime për stafin e vet ku edhe është duke vazhduar me këto shërbime sipas nevojës dhe kërkesës së punëtorëve.