Trupi dhe mendja janë të pandara njëra nga tjetra, dhe ato janë reciprokisht interaktive dhe reciprokisht të ndikuara, më ç’rast trupi tregon historinë tonë, është pasqyrë e karaktereve tona individuale dhe kështu trupi i jep formë mendimeve tona.
Aplikimin e teknikave të punës me trupin, vënia e lëvizjes së trupit dhe teknikat e frymëmarrja janë vetëm disa nga teknikat që përfshihen në terapi. Trupi (pozita e trupit), zërin (kualiteti i tonit të zërit), lëvizjet, gjestet, sytë, muskujt (tensionimi dhe relaksimi i tyre), ritmi verbal etj, janë koncepte bazë përmes të cilave psikoterapia trupore ka hapësirë të mjaftueshme për të kuruar traumën.
Teknikat psikoterapeutike që përdoren janë:
Nga viti 2000, Enver Çesko është i liçencohet dhe bëhet anëtar i Asociacionit Europian për Psikoterapi Trupore (EABP) dhe sot jo vetëm se ushtron profesionin si psikoterapist trupor njëkohësisht është edhe trajner ndërkombëtar dhe supervizor i kësaj fushe.