Psikoterapia Pozitive


Psikoterapia Pozitive zhvillon konceptin humanistik duke marë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konlfikteve.

Këtu fjala“pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet.

 

Psikoterapia pozitive ofron mundësin e koncepteve themelore në trajtimin e sëmundjeve dhe konflikteve të ndryshme. Qëllimi i Psikoterapisë Pozitive është aplikimi i metodologjisë për përmisirësimin e kualitetit të jetës, ristrukturimin e balancës së modelit në jetë, si dhe qasjen e tërësishme në probleme.

Psikoterapia Pozitive ka Qendrën Internacionale me seli në Wiesbaden (ICPP) dhe për liçencim është e domsdoshme plotësimi i kritereve. Kurse që nga viti 2000, Enver Çesko është i liçencuar me Çretifikatën Europiane Për Psikoterapi si trajner i diplomuar nga Qendra Internacionale për Psikoterapi Pozitive (ICPP). Sot përveçse është trajner ndërkombëtar i liçencuar njëkohësisht ushtron të drejtën edhe si supervizor.

Share the project with others: