Me datën 13.11.2016 përfundoi me sukses moduli i IV i trajtimit nga Psikoterapia Pozitive, e që njëkohësisht mbaroi edhe niveli bazik i trajtimit për këtë grup. Mr. Sci. Enver Çesko, trajner ndërkombëtar i WAPP (Wiesbaden Academy of Positive Psychotherapy) ishte trajner përgjatë këtij edukimi dhe i përcjelli studentët pjesëmarrës që nga fillimi deri në përfundimin të edukimit. Pasi që njëkohësisht me këtë modul përfundoi edhe niveli bazik, studentët fitojnë të drejtën edhe të qertifikohen duke marr titullin Këshilltar Bazik i Psikoterapisë Pozitive, qertifikatat e të cilëve shumë shpejt do të arrijnë nga Akademia e Wisbaden’it (WAPP).