Bordi Udhëheqës i Asociacionit Botëror të Psikoterapisë Pozitive dhe Transkulturore (WAPP) ka zhvilluar takimin vjetor me anëtarët e bordit në Wiesbaden, Gjermani. Në takim janë diskutuar rreth qështjeve të zhvillimit të Psikoterapisë Pozitive dhe Transkulturore, siç janë: programet e trajnimeve, hulumtimet, anëtarësitë dhe zhvillimet tjera.
Bordi i WAPP përbëhet nga 8 anëtarë të shteteve të ndryshme botërore, një ndër anëtarët e bordit, që poashtu ka qenë pjesë e këtij takimi është edhe Enver Çesko, kryetar i Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës (ShPK) njëherësh i vetmi nga Kosova që ndonjëherë ka qenë pjesë e Bordit të WAPP’it.
Në fund të mbledhjes është vendosur që të organizohet një Kongres Botëror për nder të 50 vjetorit të themelimit të Psikoterapisë Pozitive dhe Transkulturore. Tema kryesore e kongresit do të jetë: ‘Shëndeti – Kultura – Psikoterapia’, i cili do të mbahet me datë 18-22 Qershor 2019 në Wiesbaden, Gjermani.