Një grup i psikologëve dhe psikoterapistëve nga Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës, të shoqëruar nga kryetari i shoqatës Enver Çesko, për gjatë datave 18-25 Shtator 2016 kanë qëndruar në Belgjikë si mysafir i Akademisë Belge për Psikologji dhe Psikoterapi Integrative dhe Humanistike, për të marr edukim nga fusha e trajtimit të problemeve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Gjerësa ekipi kosovar ka ndjekur edukimin nga ekspertët belg, Enver Çesko ka mbajtur ligjeratë nga qasja e Psikoterapisë Pozitive për një grup profesionistësh të Shoqatës së Belgjikës. Gjatë qëndrimit ekipi i Shoqatës Kosovare është mirëpritur nga shumë institucione arsimore dhe rehabilituese të atyre publike dhe private ku kanë patur mundësinë të marrin njohuri teorike dhe praktike.
Më tej, Enver Çesko, kryetar i Shoqatës së Psikoterapeutëve të Kosovës dhe Philippe Vrancken, kryetar i Akademisë së Belgjikës për Psikologji dhe Psikoterapi Integrative dhe Humanistike kanë shprehur se në të ardhmen do të ketë edhe bashkpunime të tjera në mes të këtyre dy shoqatave.