Trajnimi stress menagjment - Prishtine

Stres Menaxhimi dhe Sindromi i Konsumimit në Punë (Burn-out)


Shumë punëtorë, profesionist, amviset, njerëzitë e thjeshtë, policët, ushtarët, menaxherët e kompanive dhe udhëheqësit e organizatave, ballafaqohen me shumë probleme me të cilat nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet për arsye të mungesës së motivimit dhe mungesës së kreativitetit. Ndërkaq, që këto janë si rezultat i shumë frustrimeve, konflikteve dhe streseve të stërngarkuara.

Në veqanti këta persona, janë të fokusara në përmbushjen e nevojave të kompanive të tyre apo udhëresave të mbikqyrësve dhe drejtuesve të tyre. Kënaqësia në ndjenja dhe nevoja për arritjen e shkallës së lartë në arritjen e kualitetit në punë, paraqet faktorin kryesor në arritjen e balancë modelit në menaxhimin e stresit të përditshëm.

 

Sot fjala stres është shumë e njohur dhe shumë e përdorur në fjalorin ditor te një numër më të madhë njerëzish. Në të vërtet, për shumë njerëzë, stresi është sinonim i brengosjes.Prandaj, nëse jemi të brengosur, kjo do të thotë se jemi të stresuar.

Prandaj, menaxhimi i mirë me stresin dhe njohja si të redukojmë stresin tonë në stuata të ndryshme, paraqet njërin nga faktorët kryesor në arritjen e produktivitetit në punë dhe kënaqësisë njerëzore.

Programi i trajnimit, që ofrohet, fokusohet në katër sfera të menaxhimit të stresit:

  1. Menaxhimi me stresin që shkaktojnë ndryshime në rutinën ditore,
  2. Menaxhimi me stresin që shkaktojnë ndryshime në rutinën organizative,
  3. Menaxhimi me stresin që shkaktojnë ndryshime në trupin, mendjen dhe jetën shpirtërore,
  4. Menaxhimi me stresin që shkaktojnë sindromën e konsumimit në punë.

Programi i trajnimit, udhëhiqet nga Mr. Sci. Enver Çesko, psikolog dhe psikoterapeut i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Shoqatës Europiane për Psikoterapi(EAP), në veçanti  Asociacionit Europian për Psikoterapi Trupore(EABP), Asociacionit Botëror për Psikoterapi Pozitive(WAPP) dhe Qendrës për Mjekësi Mendje-Trup, Washington DC(CMBM).

Share the project with others: